27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

A pritet të anulohet ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, lajmet që vijnë nga Shkupi

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut i ka thënë Gazetës Express se s’ka kurrfarë ndryshimi dhe se po vazhdon dinamikën e punës që ndeshjen me Kosovën ta organizojë në Shkup sipas planifikimeve.

Federata e Futbollit e Maqedonisë Veriore është (FFM) duke bërë përgatitje që ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës ta organizojë sa më mirë në stadiumin e Shkupit, i cili e ka një kapacitet prej rreth 36 mijë ulëseve. Kështu ka deklaruar për Gazetën Express zëdhënësi i kësaj federate, Faton Zylbehari. Ndeshja është paraparë të zhvillohet në Shkup më 26 mars. Vendtakimi i maqedonasve dhe kosovarëve është paraqitur qysh moti edhe në UEFA.

Por, së fundmi kanë dal raportime në media se ndeshja mund të shtyhet apo të luhet pa shikues shkaku i koronavirusit. Kurse, burime nga Shkupi i kanë thënë Express-it se në opsion është zhvendosja e ndeshjes nga Shkupi në stadiumin e Strumicës që ka kapacitet prej rreth 9 mijë ulëseve dhe se ky opsion qe një kohë është në tavolinën e institucioneve maqedonase. Ndërrimi i lokacionit të vendtakimit mund të bëhet me një rekomandim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë Veriore për shkaqe të sigurisë së tifozëve e jo për koronavirus. Por, në federatën maqedonase thanë se aktualisht janë duke e marrë në konsideratë vetëm opsionin e organizimit të ndeshjes në Shkup dhe me publik. “Po e ndjekim me kujdes situatën në terren dhe jemi të vetëdijshëm se është krijuar një huti me shkas një prononcim të presidentit të FIFA-s, z. Gianni Infantino. Gjithsesi, deri në këtë moment nuk ka asgjë zyrtare dhe ne në FFM vazhdojmë punët sipas programit ekzistues i cili mes tjerash na sjell ndeshje me Kosovën më 26 mars në Shkup. Dilemat shfaqen me frikën e përhapjes së virusit. Por, është një problem global që po prek hapësira shumë më të zgjeruara, e kam fjalën për virusin korona. Fatkeqësisht është i pranishëm një rast edhe në vendin tonë, por deri tani i izoluar dhe pa ndonjë panik të theksuar”, ka deklaruar Zylbehari për Express. “Në fundjavë me rekomandim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjitha ngjarjet sportive u luajtën pa praninë e publikut si masë preventive për mos përhapjen e virusit. E përsëris, deri sa nuk ka asnjë vendim zyrtar nuk mund të them gjë. Për momentin gjërat ecin normal dhe ne përgatitemi për ndeshjen e 26 marsit në Shkup”, tha Zylbehari. Interesimi për ndeshjen Maqedoni Veriore – Kosovë është mjaft i madh. Fituesi i këtij dueli e takon fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjerogji. Dhe, fituesi i finales shkon në “Euro 2020”.

Të fundit