26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Afaristët e Maqedonisë dhe Bullgarisë kërkojnë të mos politizohet historia e përbashkët

Oda ekonomike bullgaro-maqedonase dhe ajo maqedonase-bullgare, shprehin shqetësim për shkak të siç thonë, politizimit të madh të fakteve të historisë së përbashkët të të dy shteteve.

“Presim më shumë pragmatizëm dhe mendim shtetëror në përcaktimin e qëllimeve për dy shtetet ballkanike. Presim ndihmë konkrete për krijimin e kushteve për bashkëpunim ekonomik, teknik, kulturor, si dhe në integrimet në familjen evropiane. Shpresojmë se nuk do ta kthejmë librin e bardhë në të zi”, thuhet në njoftimin e përbashkët të kryetarit të Odës tregtare industriale bullgaro-maqedonase Pllamen Pavlov dhe kryetarit të Odës ekonomike maqedonase-bullgare, Kirill Llazarov.
Ata shtojnë se koncentrimi i vëmendjes tek puna e Komisionit të përzier të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, vetëm thellon dhe distancon kufijtë në mes familjeve të të dy shteteve.

“Theksojmë se është më e rëndësishme që në vend të kaluarës, të shikojmë kah e ardhmja, e për këtë duhet tani të sillen vendime. Vendime për lidhje – transporti, energjetike dhe komunikative”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot krerët shtetëror në Bullgari do të diskutojnë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe pritet që konkretisht të marrin qëndrim për mbështetje në rrugën e anëtarësimit në BE./Telegrafi/

Të fundit