27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Agjencia për Punësim mohon shkarkimet masive nga puna

Agjencia për Punësim pretendon se nuk ka regjistruar aktivitet më të shtuar të kompanive për shkarkimin e të punësuarve pas krizës që ju solli gjendja më virusin korona. Disa kompani, si masë preventive, kanë ndërprerë tërësisht aktivitetin prodhues kurse Alsat një ditë më parë njoftoi se shkarkimet e para kanë prekur sektorin e tekstilit dhe turizmit.

Në Agjencinë për punësim, në periudhën e kaluar nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në realizimin e çregjistrimit të sigurimit të detyruar social – thonë në nga Agjencia për Punësim.

VMRO-DPMNE-ja si shembull alarmant përmend shkarkimin e 6 mijë të punësuarve nga kompania automobilistike “Kromberg dhe Shubert” në Manastir. Partia opozitare kërkon zbatimin e masave urgjente për të ndihmuar kompanitë, si ngrirjen e detyrimeve të kompanive ndaj bankave për muajin mars, ngrirjen e detyrimeve ndaj shtetit që kanë kompanitë e prekura nga kriza, Qeveria t’i paguajë kamatat e kredive të kompanive për muajin mars dhe t’i mbulojë harxhimet e të punësuarve në nivel prej 50% të pagës bruto.

Qeveria duhet të ketë plan urgjent që ta shpëtojë ekonominë nga kolapsi total sepse shëndeti i qytetarëve dhe shëndeti i ekonomisë janë dy parakushtet për qëndrueshmërinë e një shteti. Qeveria duhet që para se të ndodhë ndonjë shkarkim tjetër i të punësuarve, e para të trokasë në derën e ndërmarrjeve dhe jo të shkojë te këto kompani pasi të ketë ndodhur dëmi – deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se nuk bëhet fjalë për largim nga puna të të punësuarve në fjalë por se ata janë duke shfrytëzuar pushimin vjetor. Ai thotë se Qeveria është duke përgatitur masa shtesë në ndihmë të kompanive dhe bizneseve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në veçanti ministritë e resorit ekonomik vetëm se janë duke e përgatitur edhe paketën e dytë që t’u dalim në ndihmë të gjithë kompanive për ta rritur likuiditetin e tyre dhe për t’u ofruar edhe mundësi të ndryshme me qëllim që të mos largojnë punëtorë nga puna në këtë moment krize – tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Qeveria u bën thirrje kompanive të tregojnë durim deri në përpilimin e këtyre masave.almakos.

Të fundit