14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Bllokimi i kuvendit nuk tregon përparim të demokracisë, kështu nuk ecim përpara

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është deklaruar lidhur me bllokimin e kuvendit, iniciativë kjo e paralajmëruar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM për disa ditë rradhazi.

Ahmeti tha se bllokadat dhe bojkoti nuk i takojnë demokracisë dhe nuk na shpien përpara.

“Bllokadat, bojkotet nuk janë kategori e përparimit të demokracisë. Demokracia avancohet ne debate me kompromise dhe mendoj që ne jemi shtet që kemi avansuar këto vlera, ndaj nuk mendoj që bojkoti dhe bllokadat do të na shërbejnë për të ecur perpara”, deklaroi Ahmeti.

Kujtojmë se bllokadata e kuvendit u paralajmërua ditë më parë nga OBRM-PDUKM, duke dhënë afat deri më datë 10 maj për një takim liderësh ku do të caktohet data e re për zgjedhje parlamentare. Kjo bllokadë deri më tani është përkrahur dhe nga Lëvizja Besa.

Të fundit