27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Akademikët Shqiptarë kërkojnë ndaljen e punimeve në vendin ku u gjet mbishkrimi Ilir

Ne Akademikët shqiptarë në RMV këkojmë fuqimisht që Drejtoria e mbrojtjes të Trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës, inspektorati të zbatojnë Lgjin dhe të ndalin punimet në lokalitetin në rrugën Skupi, në të cilën u zbuluan një epitaf dhe shumë artefakte me vlerë materiale kulturore dhe historike për Shqiptarët.

Ne jemi të shqetësuar se trashëgimia kulturore , të mirat materiale që janë gjetur, nuk po trajtohen si duhet, si dëshmi e krijimtarisë njerëzore në të kaluarën ose si vepra të njeriut dhe të natyrës. Pasi që bëhet fjalë për një vendbanim të shekullit III-IV, dënojmë sjelljen e pronarit i cili e trajton gjurmimin arkelogjik si pronë private, dhe nuk u lejon qasje mediumeve. Në momentin që zbulohen artefakte të rëndësishme me vlerë historike dhe kulturore, Ligji, qartë precizon se ndërpriten punimet, vendi rrethohet dhe fiton një regjim të veçant mbrojtjeje Qëndrimet politike nuk duhet të mbizotërojnë në të drejtën për qasje, transparencë dhe hulumtim të gjetjeve arkeologjike e veçmas kur Kushtetuta e Republikës garanton të drejtat identitare, kulturore të Shqiptarëve. Pasi që bëhet fjalë për fise ilire dhe vendbanim të tillë; nga subjektet politike, e veçmas ato shqiptare, kërkojm zbatim të ligjit, ndalje të punimeve dhe konzervim të gjetjeve.

Mendojm se veprimet e deritashme të intitucioneve publike të cilat mbrojnë gjetjet arkeologjike të trashëgimisë kulturore, nuk po menaxhojn si duhet me rrezikun , veçanërisht në lidhje me gërmimet për ndërtim, vjedhjen, përvetësimin dhe veprimet e tjera të paligjshme, si dhe në lidhje me kushtet e ruajtjes, trajtimit të artefakteve në rastin e Lokalitetit Skupi.

Kërkojmë nga Qeveria e faktori politik shqiptar, që për këte rast, që të ngrenë një komision ekspertësh të lëmisë përkatëse nga vendet Ballkanit sa më parë.

Akdemikët Shqiptarë në RMV

Hasan Jashari , Xheladin Murati, Avzi Mustafa, Zana Aliu , Zeqir Kadriu, Tahir Zajazi,Zeqirja Rexhepi, Nebi Dervishi, Forim Ajdini, Ardita Abduli

Të fundit