26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aleksov: Zgjedhjet nuk janë ndërprerë, por janë ngrirë për shkak të Kovid-19

Duke pasur datë konkrete për zgjedhjet, pastrohet terreni për spekulime dhe institucionet do të jenë në gjendje të kryejnë me lehtësi përgatitjet e nevojshme. Ajo që duhet të ndodhë është që të dallojmë në mënyrë konstruktive të gjitha momentet, veçanërisht me gjendjen shëndetësore dhe në çfarë boshllëku juridik mund të futemi nëse nuk adresohet data për zgjedhjet, tha drejtori ekzekutiv i Shoqatës së qytetarëve MOST, Darko Aleksov.

Ai, në “Utrinski Brifing” tek “Slobodna TV”, theksoi se nëse e kemi datën, kemi hapësirë ​​më të pastër, në të cilën nuk do të jetë e mundur të kalkulohet.

Sipas Aleksov, qeveria me dekret duhet të urdhërojë që institucionet t’i paketojnë zgjedhjet në mënyrë të saktë dhe precize.

Në bisedën, ai shprehet edhe për Vendimin e nënshkruar nga Qeveria dhe KSHZ që zgjedhjet nuk u ndërprenë, por u ngrinë për shkak të Kovid-19, dhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, sipas këtij Vendimi, llogariten 22 ditë deri në zgjedhje.

Aleksov, konsideron se pas kësaj përvoje të re me pandeminë, duhet të nxirret mësim dhe të bëhet analizë se cilat momente nga Kodi Zgjedhor duhet të përshkruhen, do të thotë të rregullohen disa gjëra që lidhen me raste të tilla, si pandeMEDIAL. bs/bsh/

Të fundit