26/05/2022
20.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Banka Popullore e Maqedonisë: Të mundshme janë pasojat indirekte nga sulmi në Ukrainë

Duhet të vazhdohet me ndjekjen me kujdes të gjendjes, e cila ndryshohet nga ora në orë. Duke pasur parasysh lidhjen e vogël të ekonomisë sonë me ekonomitë e Rusisë dhe Ukrainës, nuk priten pasoja të drejtpërdrejta, po indirekte janë të mundshme. Ngjarjet më të reja ndikojnë veçanërisht në tregjet globale të energjensave dhe ushqimit, së bashku me pasigurinë më të madhe mund t’i përkeqësojë perspektivat e rritjes së ekonomisë evropiane dhe botërore, konstaton në seancë Këshilli i Bankës Popullore.

Nga Banka Qendrore sot kumtuan se stabiliteti i sistemit financiar është mbështetje e ekonomisë vendase.

Sipas BP-së, mekanizmat mbrojtëse në sistemin tonë financiar janë të volitshme dhe ai do të vazhdojë të funksionojë pa probleme dhe të mundësojë mbështetje të ekonomisë. Kapitali rus apo ukrainas nuk është i pranishëm në strukturën e pronësisë së bankave tona, ashtu që nga ky aspekt nuk ka asnjë ekspozim mbi qëndrueshmërinë e sistemit bankar vendas.

Në seancën e Këshillit është konstatuar se rezervat devizore janë në një zonë të sigurt dhe sigurojnë likuiditet të mjaftueshëm devizor në ekonominë vendase dhe qëndrueshmëri të valutës vendase.

Sipas BP-së, qëndrueshmëria e sistemit financiar është mbështetje për ekonominë, veçanërisht në kushte të rritjes së sfidave të cilat vijnë nga mjedisi i jashtëm.

Të fundit