Ciolos: Vendit i duhet shumicë e fortë në Kuvend – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ciolos: Vendit i duhet shumicë e fortë në Kuvend

Eurodeputeti Dacian Ciolos gjatë qëndrimit të tij në Shkup porositi partitë politikë për një fushatë me retorikë të matur me të cilën do të lejnë dyert hapur për një bashkëpunim pas zgjedhjeve. Ai tha se vendit i duhet një shumicë e fortë në Parlament për të zbatuar reformat e nevojshme për në BE.

Përtej rezultatit të zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut do të ketë nevojë për një shumicë të fortë në Kuvend me qëllim që të bëjë reformat e nevojshme për qytetarët por edhe për të pasur sukses në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Nëse retorika do të jetë banale do të jetë në dëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të vendit. Prandaj mendoj se është e rëndësishme edhe për mediat që të krijojnë atmosferën dhe kornizën e një debati me vizione konkrete se çfarë një politikan dhe se çfarë partitë politike duan për vendin në të ardhmen- deklaroi Dacian Ciolos, eurodeputet, kryetar i grupit parlamentar “Reneë Europe” .

Related posts

Grubi: Mali Sharr do jetë Park kombëtar

Televizioni Koha

Vetëm 12 nga 100 studentë, të punësuar në profesion

Televizioni Koha

Një i vdekur dhe 16 të lënduar, në aksidentet në rrugën Shtip-Radovish

Televizioni Koha

Leave a Comment