26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Dy maturantë nga Kumanova s’mund ta marrin shtetësinë ndonëse i plotësojnë kushtet”, Ilire Dauti pyet kryeministrin: Kush po e shkel Ligjin për shtetësi?

Deputetja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend ka drejtuar pyetje ndaj kryeministrit të vendit Dimitar Kovaçevski në lidhje me zbatimin e ligjit për shtetësi nga ana Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila u kërkon qytetarëve dokumente shtesë siç është rasti i dy maturantëve nga Kumanova që nuk mund ta marrin shtetësinë ndonëse i plotësojnë kushtet, përcjell in7

Deputeja Dauti pyeti kryeministrin Kovaçevski se kush po e shkel Ligjin për shtetësi?

“Sot konkretisht mora kërkese edhe nga dy nxënës të tjerë nga dy maturant nga Kumanova të cilët edhe pse kanë bërë me kohë kërkesën për shtetësi ata nuk kanë marrë përgjigje e nga ana tjetër duar të regjistrohen në fakultetet e vendit ndërsa ju e dini që participimi për qytetarët të cilët nuk janë të këtij vendi sepse ashtu llogariten ata përderi sa nuk kanë nënshtetësi është shumë më i lartë nga ajo që ata do të mund ta gëzonin nëqoftëse do të ishin nxënës apo do të thireshin student të këtij shteti ku faktikisht edhe jetojnë edhe prindët e tyre por edhe ato personalisht”, tha Dauti./in7.tv/

 

Të fundit