27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy molla, një limon dhe një gotë tërshërë – bëhuni gati të humbni peshë pa kontroll!

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshën e tepërt, atëherë lëngu që jua sugjerojmë sot është mënyra më e shijshme për ta arritur qëllimin tuaj.

Lëngu ka shumë pak përbërës, ndërkaq që të gjithë ata janë shumë fitimprurës dhe e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm

Ky smoothie e forcon trupin, e detoksikon sistemin dhe ju furnizon me sasi të mëdha të nutrientëve.

Mollët e gjelbra e ndihmojnë procesin eh humbjes së peshës pasi që janë të pasura me pectin, i cili e redukton apetitin dhe e shpejton metabolizmin. Ato gjithashtu kanë shumë vitaminë B.

Veç kësaj, mollët e reduktojnë absorbimin e sheqerit në zorrë dhe e parandalojnë lirimin e papritur të insulinës, gjë e cila lidhet drejtpërdrejt me shtim të peshës.

Në anën tjetër, lëngu i limonit funksionon si agjent detoksikues dhe tretës, ndërkaq ndihmon në pastrimin e mëlçisë. Lëngu i limonit e shpejton edhe metabolizmin.

Tërshëra e krijon ndjenjën e ngopjes, ndërkaq përbërja e lartë e fibrave ndihmon në funksionin e sistemit tretës.

Ja si ta përgatitni këtë smoothie të shëndetshëm.

Përbërësit:

– Dy mollë organike me madhësi mesatare
– Lëngun e një limoni
– 125g tërshërë
– Gjysmë litre ujë mineral

Përgatitja:

Vendoseni ujin mineral në blender. Preni mollët në rriska dhe shtoni aty, bashkë me tërshërën. Përzini mirë.

Pastaj, në fund shtojeni lëngun e limonit, përzijeni prapë dhe pijeni lëngun menjëherë.

Sipas dëshirës, pijes mund t’i shtoni edhe akull.

Të fundit