26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ESHS Maqedoni: Rritet nataliteti ndërsa ulet numri i martesave

Në tremujorin e parë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4009 lindje të reja dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është rritur për 2,9%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 7427 persona, prej tyre 12 foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Shtesa natyrore është -3 418, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Në këtë tremujor janë lidhur 2468 martesa dhe numri i tyre është më i ulët për 8,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në të njëjtën periudhë janë pranuar 459 kërkesa për shkurorëzim.

Të fundit