Filipçe paralajmëroi shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Ohrit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe paralajmëroi shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Ohrit

Drejtoresha e Spitalit të Ohrit nesër do të shkarkohet për shkak të rastit me gruan 66 vjeçare nga Struga, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi, informon sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell GazetaExpress.

“Lidhur me rastin me pacienten e ndjerë dje nga Struga, e cila nuk është hospitalizuar, sipas informacioneve të Repartit Infektiv në Spitalin e Ohrit, dua të informoj se nesër do të shkarkohet drejtoresha, do të emërohet drejtor i ri”, theksoi Filipçe dhe shtoi se sot për kontroll në spital është Inspektorati Shtetëror të konfirmojë përgjegjës të tjerë eventualë.

Theksoi se tashmë është ngritur procedurë dhe u bëri apel institucioneve tërësisht ta zbatojnë procedurën.

Prokuroria Themelore Publike Ohër paraprakisht sot bëri të ditur se e hulumton vdekjen e 66 vjeçares nga Struga, e cila ishte viktima e katërt e koronavirusit në vend.

Prokuroria pas zërave e ka hapur lëndën, siç citohet në kumtesë, për vdekjen e qytetares nga Struga, grua e moshës 66 vjeçare te e cila është diagnostikuar prania e virusit COVID-19.

“Sipas informatave të para për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore te pacientja tani e vdekur, mjeku amë ka rekomanduar hospitalizim në Repartin infektiv në spitalin e Ohrit. Por pacientja edhe përkundër diagnozës nuk është pranuar në spital”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Shtohet se Prokuroria do të ndërmarrë masa për zbardhjen e arsyes së lidhur dhe për konfirmim të fakteve për ekzistimin eventual të përgjegjësisë penale./GazetaExpress/B.Lika/

Related posts

Hyri në fuqi protokolli sipas të cilit prej sot hotelet sërish mund të pranojnë mysafirë

Televizioni Koha

Në ditët në vijim plan për kopshtet, kur do të jetë gati do të dihet kur dhe në çfarë mënyrë do të fillojnë të punojnë

Televizioni Koha

Legalizimi i marihuanës! Spasovski: Duhet parë se çka fitojmë dhe çka humbim

Televizioni Koha

Leave a Comment