26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gostivar, Punëtorët e parkimit dhe gjelbërimit disa  muaj pa rroga

Rreth 20 të punësuar të ndërmarrjes “Parkimi dhe gjelbërimi” në Gostivar sot protestuan para komunës. Të punësuarit thonë se tash e katër muaj janë pa rroga. Ankohen se kanë harxhime dhe nuk mund ta përballojnë këtë situatë pa paga.

“Protestojmë ashpër për mos pagesën rrogave deri në katër muaj, jemi të zhytur në borxhe si unë po edhe kolegët, unë personalisht jam zhytur në borxhe deri në 500 euro dhe nuk dimë si t’i paguaj, ku edhe disa kolegë tanë që jetojnë në banesa, as ata nuk kanë të ardhura dhe disa kanë problem që janë me fëmijë, lusim kryetarin e komunës të na paguaj.” tha një i punësuar

Jasin Demiri nga komuna e Gostivarit thonë se komuna është e bllokuar dhe nuk mund të lëshohen rrogat. Premton se momentin e parë që komuna do të zhbllokohet, të punësuarit do marrin rroga.

  “E vërteta është se ata nuk kanë marrë tre rroga nga ndërmarrja parkimet, jo se nuk duam t’i paguajmë, qoftë komuna ose ndërmarrja publike “Parkim dhe gjelbërim” me vet faktin që kemi argumente të plota se ata asnjëherë nuk kanë pas problem me pagat, por e dimë se jemi të bllokuar nga kompani të ndryshme që kanë bërë investime kapitale në qytetin tonë dhe nuk kemi asnjë mënyrë tjetër që të bëjmë pagesën”, tha Jasin Demiri, zëdhënës si komunës Gostivarit.

Të punësuarit pohojnë se asnjëherë më parë nuk kanë pasur problem me rrogat.TV KOHA

 

Të fundit