03/10/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gruevski duhet të vuaj 11 vjet burg, për 3 lëndë ka aktvendim të shkallës së parë

“Unë planifikoj që në zgjedhjet e ardhshme të fitoj si parti politike udhëheqëse dhe VMRO-DPMNE përsëri të kthehet në pushtet e jo të iki nga vendi”, kishte deklaruar ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Kështu i kishte planet ish-kryeministri Nikolla Gruevski në vitin 2017, por po të ishte tani në vend, duhej të ishte prapa grilave. Azilanti politik i Hungarisë deri tani është i dënuar gjithsej për 3 lëndë, ndërsa për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen në mënyrë të fshehtë të “Mercedesit” të blinduar me vlerë 600 mijë euro ka edhe vendim të plotfuqishëm, me çka Gruevski është i dënuar me 2 vite burg.

Si porositës i dhunës në Qendër, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 1 vjet e gjysmë burg, ndërsa dënimin e fundit e mori dje për “Parcelat në Vodno”. U dënua me 7 vite burg për fshehjen e pasurisë, ndërsa iu konfiskuan gjithsej 5 banesa.

Në dosjen gjyqësore të Gruevksit janë edhe 3 lëndë të tjera për të cilat akuzohet.

TITANIK – Akuzohet për parregullsi zgjedhore, bashkëpunim kriminal, keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012 dhe shkelje të së drejtës së votës.

TNT – Akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

TRAEKTORJA – Akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, por këtu Gruevskit i është i është vjetërsuar vepra penale

Megjithatë edhe pse në arrati, ish-kryeministri i ndjek zhvillimet gjyqësore në vend. Nëpërmjet Facebook-ut të vazhdimisht komenton vendimet dhe akuzat që i bëhen, ndërsa vlerëson se të gjitha lëndët kundër tij janë hakmarrje politike. Gruevski që nga viti 2018 është në arrati, ndërsa për ikjen e tij asnjë institucion ose zyrtar nuk mban përgjegjësi./TV21/

 

Të fundit