27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Izet Mexhiti për shkarkimin e tij si koordinator i Çairit thotë se është një vendim jo statutor

Derisa “Grupi i Zjarrit” kërkon shkarkimin e ministrave, kreu i partisë përveçse nuk i ka dëgjuar, tashmë ka emëruar Bujar Osmanin si koordinator të proceseve politike në Çair.

Kjo nënkupton marrjen e përgjegjësive të Izet Mexhitit, si kryetar i degës së BDI-së në Çair.

Në një prononcim për TV 21, Mexhiti thotë se është një vendim jo statutor.

“Do të ishte mirë të pyesim zotëri Ahmetin për këto dallime politike dhe tendencën për të heshtur ata që mendojnë ndryshe. Sepse është një vendim jostatutor që nuk ka kaluar nëpër organet partiake”, tha Mexhiti.

Ndryshe, dje u njoftuar se BDI e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit.

Ky vendim i integristëve vjen pas një periudhe të tensionuar në parti, e cila është ndarë në dy grupime, ata që janë funksionarë në Qeveri e të cilët mbështeten nga kryetari Ahmeti, si zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani, si dhe grupi i ashtuquajtur “i zjarrit”, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, të cilët kritikojnë punën e ministrave integristë./Telegrafi/

Të fundit