26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koalicione parazgjedhore: LSDM dhe BESA do të paraqiten bashkë në zgjedhjet parlamentare

LSDM dhe Lëvizja BESA dje e kanë formuar koalicioni parazgjedhor dhe do të paraqiten bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, me çka për herë të parë u formua koalicioni parazgjedhor i një partie maqedonase dhe një shqiptare.

Liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami i kanë harmonizuar qëndrimet rreth programit dhe bartësve të listave zgjedhore.

Në Deklaratën e përbashkët për pjesëmarrje të përbashkët të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA është theksuar se ajo firmoset në frymën e ndërtimit të besimit dhe të ardhmes së përbashkët evropiane dhe respektim të vlerave qytetare, identike me ata të vlerave evropiane.

LSDM dhe BESA angazhohen për ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, zhvillim, krijim të kushteve më të mira për gjithë qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, luftë kundër korrupsionit dhe gjyqësi të drejtë, ndërsa integrimi në BE mbetet opsion i vetëm.

Sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev aktin i djeshëm paraqet tejkalim të stereotipeve dhe konceptit monoetnik të partive në vend.

Shtoi se punojnë në ndërtimin e shoqërisë, e cila mbështetet në barazi, drejtësi, shoqëri për të rinj, të moshuar, për maqedonasit, shqiptarët, romët, turqit, serbët, vllehët, boshnjakët, gratë, burrat….

Zaev tha se Lëvizja BESA është partia e parë shqiptare, e cila e ka tejkaluar konceptin e amortizuar – votat etnike të përdoren si shifër për kalkulime pastzgjedhore për pjesëmarrje në koalicione qeveritare.

Lideri i LSDM-së theksoi se në familjen e anëtareve të plotfuqishme të BE-së dhe NATO-s hyhet me vepra dhe vizion dhe shtoi se në zgjedhjet në vitin 2016 LSDM-ja ka qenë partia e parë maqedonase, e cila me parimet e saj tërhoqi dhjetëra mijëra vota shqiptare.

“Por ky është akt i veçantë, moment i ri historik për demokracinë dhe për pluralizmin. LSDM-ja sot e publikon koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA”, tha Zaev dhe shtoi se me këtë hap të tyrin e konfirmojnë karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Paralajmëroi se janë fitues të sigurt më 12 prill. “Dhe këtë të gjithë e kanë të qartë, ky koalicion më 12 prill do të fitojë shumicë votash për formim të qeverisë. Kjo është e qartë edhe për ne edhe për të gjithë oponentët politikë”, tha Zaev.

Në pyetjen për deklaratën e liderit të LSDM-së se nuk do të lejojë shantazhim nga askush dhe nëse ka menduar në BDI-në, Zaev tha se me këtë parti janë në koalicion operativ, e cila funksionon në nivel qeveritar.

“E vërteta është se vendimet e BDI-së në vitin 2016 mundësuan që të pengohet qëndrimi i regjimit të VMRO-DPMNE-së. Me BDI-në u sollën vendime të mëdha, por shihet se kanë ngelur edhe pasoja prej ish-bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në në kohën e regjimit”, tha Zaev dhe shtoi se si do të pozicionohet BDI në gjendjen politike bashkëkohore në shtet, është çështje e vendimit dhe testit të tyre. Sipas tij, prej kapacitetit të tyre varet nëse do të ndryshojë për më mirë.

Si ditë mjaft historike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e vlerësoi Kasami nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor.

“Sot është ditë e rëndësishme dhe historike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë në historinë tonë, shqiptarët ndërtojnë partneritet të vërtetë me partinë qeveritar, edhe atë si partner i plotë dhe i barabartë të vendosin së bashku për të ardhmen e vendit tonë”, tha lideri i BESË-s.

Theksoi se me marrëveshjen mes Lëvizjes BESA dhe LSDM-së, presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike të jenë anëtar aktiv i koalicionit qeveritar.

“Ky koalicion është vazhdim i trenit të NATO-s, i cili do të na anëtarësojë edhe në BE”, shtoi Kasami.

Në Deklaratën e përbashkët për pjesëmarrje të përbashkët të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA është theksuar se ajo firmoset në frymën e ndërtimit të besimit dhe të ardhmes së përbashkët evropiane dhe respektim të vlerave qytetare, identike me ata të vlerave evropiane.

LSDM dhe BESA angazhohen për ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, zhvillim, krijim të kushteve më të mira për gjithë qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, luftë kundër korrupsionit dhe gjyqësi të drejtë, ndërsa integrimi në BE mbetet opsion i vetëm.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zëdhënës i BDI-së e shikon se defaktorizim rëndësinë e votave shqiptare në koalicionin e LSDM-së dhe Besë-s.

Sipas tij, me atë aleancë defaktorizohet rëndësia e votave shqiptare, por para së gjithash, roli i Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmi i Badenterit për mbrojtjen e interesave shqiptare. “Ne sot jemi të dëshpëruar për shkak të faktit që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimeve të tyre që akoma më shumë t’i defaktorizojnë interesat shqiptare”, tha Osmani në konferencën për shtyp pas zyrtarizimit të sotëm të koalicionit të Lëvizjes BESA me LSDM-në.

VMRO-DPMNE doli me qëndrimin se koalicioni midis LSDM-së dhe BESË-s është koalicion për vazhdimin e qeverisjes kriminale.

“BESA është parti e cila komplotonte federalizëm të Maqedonisë, ndërsa është mirë të dihet nëse edhe Zaevi i ndan qëndrimet e njëjta. LSDM krijon ndarje.Qytetarët do ta mposhtin LSDM-në në zgjedhjet më 12 prill dhe do ta sjellin drejtësinë në Republikën e Maqedonisë”, kumtoi dje VMRO-DPMNE.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot deklaroi se për për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në koalicionin “Rindërtimi i Maqedonisë” mbesin partitë politike të cilat ishin pjesë e saj, si dhe negociatat me partitë e tjera politike të cilat janë të interesuara do të jenë pjesë e koalicionit.

Janë të vogla mundësitë, siç thotë, për koalicionin parazgjedhor me ndonjë nga paritë shqiptare, pas shembullit të sotëm të koalicionit të zyrtarizuar midis LSDM-së dhe BESË-s

Nuk zbulon më shumë detaje për atë se çfarë negociojnë dhe dakordojnë me partitë politike dhe paralajmëroi se kur do të ketë koalicion zyrtar do të ketë marrëveshje të përbashkët dhe ai do të prezantohet para opinionit. “Gjatë javës së ardhshme do të dalim me më shumë detaje. Partitë politike të cilat ishin pjesë e koalicionit “Rindërtim i i Maqedonisë” mbesin, port gjithashtu ka edhe subjekte politike të cilat negociojnë me ne. Pozicionet tona janë të qarta, parimore dhe nga këto pozicionet nuk ka devijim. E dëgjuam qëndrimin, kërkesat të cilat janë nga ana e subjekteve të[ ndryshme politike të cilat negociojnë me ne, ne i prezantuam pozicionet tona”, deklaroi Mickoski.

Liderët politikë të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, në datën 21 të këtij muaji nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e parakohshme të caktuara për më 12 prill. Liderët e dy partive kanë thënë se slogani i koalicionit të tyre do të jetë “Një shtet për të gjithë”. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në fjalën e tij, tha se ky ishte një moment emocioni, sepse “vazhdimisht ka forca të cilët punojnë pa ndalim kundër koalicionit të tyre”. mb/

Të fundit