02/10/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: 73,3 milionë denarë për zbatimin e Strategjisë së romëve

Në vitin 2022 për zbatimin e Strategjisë së romëve janë ndarë 73,3 milionë denarë, që në kushte të vitit të krizës është rritje për 18 milionë denarë në krahasim me vitin 2021, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e deputetëve për arsimin e romëve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Për Drejtorinë e romëve, për gjithëpërfshirje sociale dhe për përfshirjen e bashkësisë rome në arsim, Kovaçevski tha se MASH në Buxhetin për vitin 2022 siguron mjete prej 30 milionë denarë për zbatimin e Strategjisë së romëve, më saktë rritjen e përfshirjes së fëmijëve dhe nxënësve romë për suksesin në të gjitha segmentet e arsimit.

Kovaçevski informoi se në mesin e qëllimeve është ulje e shkallës së largimit nga arsimi fillor dhe i mesëm, përmes programeve të ndryshme dhe ndërmjetësues arsimorë të romëve. Ai njoftoi se rritet përfshirja e fëmijëve romë në arsim dhe gjatë tri viteve të kaluara të mësimit në klasën e parë janë regjistruar 4.453 fëmijë romë, janë përfshirë edhe 202 fëmijë të kthyer në arsim, ndërsa në arsim përsëri janë riintegruar 413 fëmijë.

Kryeministri Kovaçevski përkujtoi se pjesëtarët e bashkësisë rome, gjithashtu, në arsimin fillor kanë të drejtë të zgjedhjes së mësimit në gjuhën amtare dhe ka libra të lëndës zgjedhore gjuha dhe kultura rome. Nga viti shkollor 2009/2010 deri 2021/2022 janë ndarë 8.543 bursa për nxënësit romë nga shkollat publike dhe private në vend.

Për rritjen e numrit të studentëve romë, kryeministri tha se kjo është rregulluar me ligj që nga viti 2016/2017, prej kur fillon ndarja për herë të parë e bursave për studentë romë deri në vitin akademik 2021/2022, janë ndarë gjithsej 512 bursa për studentë romë.

Për rritjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor, një pjesë e punës së MPPS, në vitin shkollor 2021/2022, sipas konkluzionit të Qeverisë, 187 fëmijë romë me rrezik social janë të përfshirë në arsimin parashkollor me lirimin nga participimi në 15 komuna.

Lidhur me përmirësimin e përfshirjes sociale, Kovaçevski informoi se aktualisht ekzistojnë tetë qendra informative për romët në Gostivar, Kërçovë, Dellçevë, Koçan, Vinicë, Negotinë, Manastir dhe Shuto Orizarë, në të cilat janë të angazhuar nëntë informatorë dhe ofrohen 2500 shërbime, kryesisht në fushën sociale dhe kujdesit shëndetësor.

Kryeministri Kovaçevski përkujtoi se më herët ka pasur një ministër pa resor i cili ka qenë i ngarkuar me çështjet e romëve, ndërsa tani ka një këshilltar të kryeministrit për këtë qëllim. Ai renditi gjithashtu projektet që kanë të bëjnë me rritjen e punësimit të romëve në vend, kreditë e disponueshme për ta, si dhe trajnime për ta bërë më të lehtë gjetjen e punës për anëtarët e komunitetit rom.

Të fundit