27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i Dibrës: E kemi fituar betejën me coronavirusin, por jo edhe luftën

Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, sot në konferencë për shtyp deklaroi se është fituar beteja me coronavirusin, por jo edhe lufta.

Ai ju bëri apel qyetarëve që edhe më tej t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Skriningu i cili realizohej në Komunën e Dibrës përfundoi dhe nga gjithsej 2342 testime, pozitiv me coronavirus kanë dal 35 persona. Aktiviteti u realizua me sukses nga ana e mjekëve amë dhe gjatë testimit – tek 35 persona analiza ka dal pozitivë”, tha Duka.

Sipas tij, nga 35 testet pozitive, 18 nga ato kanë qenë të diagnostifikuar si bartës të virusit, kurse 17 të tjerë janë persona të cilët kanë kaluar virusin, por që nuk kana pasur simptoma, kryesisht familjar apo të afër të personave të sëmur me Covid-19.

Duka sot vlerësoi se situata e sigurisë ka qenë e qetë përveç një tentative që ka të bëjë me vjedhje dhe shtatë dibranë të cilët nuk kanë respektuar orën policore. “Presim të kemi persona të tjerë të izoluar dhe bëhet fjalë për bashkëqytetarë, të cilët kanë ardhur nga shtete të tjera dhe kanë qenë në karantinë shtetëror. Këta persona patjetër duhet të vet izolohen për dy javë”, tha kryetari i Dibrës./Telegrafi/

Të fundit