24/05/2022
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lençe Ristoska: Politikanët të mos e shfrytëzojnë PSP-në si thes boksi

Ish-prokurorja speciale Lençe Ristoska ka mbështetur kolegët e saj nga ish PSP-ja, të cilët siç thotë janë nënçmuar nga presidenti Stevo Pendarovski sepse në fjalimin e tij në Ilinden, PSP-në e quajti si krim i organizuar.

Siç shprehet ajo, autoriteti i tij ndikon në krijimin e perceptimit dhe mendimit publik për arsyet pse më nuk ekziston Prokuroria Speciale Publike.

“Mbështes reagimin e kolegëve për deklaratën e presidentit Pendarovski. Kur presidenti i shteitt jep kualifikim të gjeneralizuar se i gjithë institucioni, duke aluduar në PSP, është bërë pjesë e krimit të organizuar, jo vetëm që ka shpallur të pavërteta dhe shpifje të cilat prekin kredibilitetin e të gjithë atyre që kanë punuar në Prokurorinë Speciale Publike dhe në punën e tyre, jo vetëm që shkelë parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë, por edhe nga pozita e autoritetit ndikon në krijimin e perceptimit dhe mendimit publik për arsyet për shkak të cilave nuk ekziston më PSP”.

“PSP nuk u shkatërrua sepse u bë pjesë e krimit të organizuar dhe qytetarët ndoshta janë të dëshpëruar nga ajo që ndodhi me prokuroren speciale, por nuk janë të dëshpëruar nga PSP si institucion. Kërkoj nga presidenti Pendarovski të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje dhe përfaqësuesve tjerë shtetërorë të mos iu shkojë mendja ta shfrytëzojnë PSP-në si thes boksi gjithmonë kur sistemi dhe aktorët shoqërorë do të dështojnë në luftën për drejtësi”, ka deklaruar mes tjerash Lençe Ristoska.

Ndryshe presidenti Pendarovski për Ilinden para qytetarëve deklaroi se qytetarët e kanë humbur besimin në drejtësi pasi PSP u bë pjesë e krimit të organizuar.

Të fundit