27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Maqedoni, 263 persona nuk kanë respektuar masën për ndalimin e lëvizjes, arrestohen 102 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni në total 263 persona nuk kanë respektuar masën për ndalim të lëvizjes, me çka policët kanë arrestuar 102 persona, ndërsa 46 personave të tjerë u është tërhequr vërejtja.

Për persona tjerë, siç bëjnë të ditur nga MPB, po bëhet gati dokumentacioni për t’u dorëzuar në Prokurori, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme 180 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 98 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Gjithashtu nga kontrollet e kryera nga policët te personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, është vërtetuar se tre persona nuk kanë respektuar këto masa, përkatësisht s’kanë qenë në shtëpinë e tyre.

Policia ka kontrolluar 289 lokale dhe në tre raste ka vërtetuar mosrespektim të masave./Telegrafi/

Të fundit