19/03/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me dëgjimin e ekspertëve të cilët e përgatitën super ekspertizën, në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Llaskarcën”

Në Gjykatën themelore penale sot vazhdoi set vazhdoi marrja në pyetje e ekspertëve nga ekipet të cilat e përgatitën super ekspertizën për rastin “Llaskarca”. Seanca e sotme filloi me marrjen në pyetje të ekspertit Zekiria zekiri, pjeës e ekipit që e përgatiti ekspertizën makinerike.

Në seancën e kaluar prokurori publik, Darko Jakimovski parashtroi pyetje të cilat kanë të bëjnë me profesionizmin dhe kompetencat e ekspertëve, për çka, disa herë, mbrojtësi e të akuzuarve reaguan dhe theksuan se ky është vetëm tentim për diskreditim të ekspertëve.

Rezultati i ekspertëve nga Byroja për ekspertizë, i porositur nga Gjykata arriti nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar dhe i njejti iu parashtrua prokurorit dhe të akuzuarve përmes mbrojtësve të tyre.

Paraprkaisht, gjykata solli vendim, pas pëlqimit të dhënë nga të gjitha palët, për shkak të ekonomizimit dhe përshtatshmërisë së procedurës, të gjitha dëshmitë e nxjerra deri më tani të lexohen dhe procedura të vazhdojë me kontroll të super ekspertizave.

Super eksperriza që Gjykata e porositi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet e vendit, me sqarimin se personat e tyre ekspertë tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizat e kaluara, ndërsa Fakulteti teknik në Manastir, plotësisht njoftoi se e kanë kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për makineri janë profesionistë vetëm për energjetikë dhe nuk mund të kryejnë ekspertizë të automjeteve motorizuese. Nga Gjykata penale, më pas informuan se kanë kontaktuar me Universitetin në Shtip dhe Fakultetin e makinerisë në Shkup, prej ku janë njoftuar se ata nuk kanë mjaft persona ekspertë të licencuar për automjete komunikacioni të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat e kaluara. Pasi që fakultetet refuzuan, lënda u dërgua në Byronë për ekspertiza ligjore e cila ka mundësi të formojë ekip prej ekspertëve të licencuar të cilët do t abëjnë super ekspertizën.

Të akuzuar në rastin për fatkeqësinë afër Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ku jetën e humbën 16 persona dhe mbi 30 u lënduan, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari, dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të kryera të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, përderisa tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski ngarkohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njejtë.

Procesin gjyqësor për fatkeqësinë që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërs apërfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Të fundit