27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mesazhi i të riut të shëruar nga COVID-19: Luftë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike

Një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka lënë spitalin pas 20 ditësh kurimi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila në Facebook ka publikuar edhe videomesazhin e të riut.

Pacienti vlerëson stafin mjekësor, pa të cilin thotë se nuk do tia dilte në këtë luftë, që thotë se ishte jo vetëm fizike, por edhe psikologjike.

“Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh. Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetë3m fizike, por edhe psikologjike. Pa këta nuk do ja kisha dalë”

/Ora News.tv/

Të fundit