26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Patrioti me bateri Kovaçevski po punon për ridefinimin e Maqedonisë dhe shtetin binacional

Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga një tubim në Strumicë akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe partinë e tij LSDM se duke bërë koncensione ndaj BDI-së po i hap rrugë ridefinimit të Maqedonisë.

Sipas tij, Kovaçevski një patriot me bateri po çon vendin drejt krijimit të një shteti binacional ,që nënkupton kjo midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Në të njëjtën kohë, një nga idetë që po paralajmëroj është se po punojnë për krijimin e një shteti binacional të dy popujve, disa komuniteteve që sot përmenden në Kushtetutë dhe ekzistencës së pakicave. Jam i informuar se këto janë idetë që janë zhvilluar në Qeveri, por edhe nga ekspertët partiakë që shkruajnë ndryshimet kushtetuese. Ridefinimi i preambulës së Kushtetutës do të ishte një lloj tradhtie kombëtare nga kjo Qeverie që do ta gjunjëzonte vendin. E paralajmëroj Kovaçevskin të mos bëjë lojëra me ndryshimet kushtetuese që do ta ridefinojnë Maqedoninë në shtet binacional. Të mos bëjë lëshime ndaj BDI-së, sepse ai po paguan shumë çmim për pushtetin që ka”, deklaroi Mickoski.(INA)

Të fundit