27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Milla Carovska: Çështja gjinore është pjesë përbërëse e të gjithë politikave të Qeverisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska mori pjesë në hapjen e Takimit rajonal për ndjekjen e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion për barazi gjinore (Pekin + 25), që po mbahet në Shkup.

“Në këto tre vite si Qeveri kemi bërë përpjekje maksimale që çështja gjinore do të jetë pjesë e përbërëse e të gjitha politikave. Kjo që është me rëndësi se si shtet kemi arritur ta ratifikojmë Konventën e Stambollit. Por, nuk ndaluam këtu. Implementimi i saj është prioritet i lartë. MPPS-ja punon në vendosjen e shërbimeve për mbrojtje nga dhuna së bashku me organizatat joqeveritare dhe të njëjtat i zhvillojmë në nivel lokal”, theksoi Carovska.

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale theksohet se në vitin 2019 janë miratuar ligje të reja për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për ndërprerjen e shtatzënisë, ndërsa është siguruar edhe mbrojtje jashtë institucionale përmes miratimit të qendër së re servisore për personat të cilët janë viktima të tregtisë me njerëz dhe viktima t dhunës seksuale.

“Me miratimin e Ligjit për pagë minimale në vitin 2017, për herë të parë, paga minimale ishte barazuar për punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve, në të cilën një përqindje e madhe të të punësuarve janë gra. Nga miratimi i Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion, Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur progres të dukshëm në zhvillimin dhe implementimin e agjendës për barazi gjinore. Për vitin 2020 është planifikuar ndryshimi i Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave si dhe vendosja e qendrës trening për barazi gjinore”, theksohet në kumtesë.

Në takimin e sotëm konsultativ marrin pjesë përfaqësues qeveritarë për zbatimin e politikave publike për barazi gjinore, organizatat civile, përfaqësues të fushës akademike dhe ekspertë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Të fundit