27/06/2022
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Elvin Hasan për vizitë në Shtip dhe Koçan

Ministri pa resor i obliguar për investime të huaja, Elvin Hasan ishte për vizitë pune në Shtip, ku vizitoi dy kompani të tekstilit të cilat kanë marrë ndihmë financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare.

Siç kumtoi Kabineti i tij, Hasan i ka vizituar kompanitë “Linea”, e cila përveç që është e përfaqësuar në tregun vendor, eksporton edhe në Ballkan dhe “Albatros” e cila kryesisht prodhon këmisha dhe eksporton në Gjermani, Holandë dhe Zvicër ndërsa ka edhe dyqan në Shkup.

“Kompanitë ekzistojnë nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa sot punojnë sipas standardeve moderne evropiane dhe prodhojnë prodhime të tekstilit jashtëzakonisht cilësore”, citohet në kumtesë.

Përveç, dy kompanive të Shtipit, ministri Hasan e ka vizituar edhe kompaninë e tekstilit “Maj Feshn” nga Koçani, e cila gjithashtu ka marrë mbështetje financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare.

Ministri në takime ua ka prezantuar ndryshimet më të reja të Ligjit për mbështetje financiare dhe mundësitë e reja të cilat hapen me ato, ndërsa është biseduar edhe për problemet me të cilat përallen kompanitë dhe të cilat janë hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e tyre të përhershme.

Në suaza të vizitës në Shkup, Hasan ka realizuar takim edhe me kryetarin e komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, me ç’rast është biseduar edhe për mundësitë për investime në qytet dhe para se gjithash në zonën ZZHIT.

Si përparësi në takim është potencuar autostrada Milladinovc-Shtip, e cila e lidh qytetin me Shkupin, që mund të konsiderohet si tërheqës për investime në komunën e Shtipit. .

Të fundit