27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti shkarkon nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, dr. Sashko Jovev,nuk ka më drejtorë që rin e flenë kush nuk punon, do të shkarkohet

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, dr. Sashko Jovev, sipas Mexhitit ;

– Nuk ka më drejtorë që rin e flenë  5-10 vite dhe nuk kanë rezultat. Prandaj shëndetësia jonë është në një gjendje kaq të amortizuar. Sa herë që ka parregullsi në punë dhe gjithçka tjetër, unë do të veproj kështu. Ky është vetëm fillimi. Është një kuadër i partnerit të koalicionit LSDM, do të propozojnë emër tjetër. Nuk ka njeri që të jetë këtu përgjithmonë, të jenë i pavdekshëm. As unë dhe as drejtorët. Kush nuk punon, do të shkarkohet, tha Majiti.

Valon Asani, kardiolog intervenues nga Tetova, siç mësohet jozyrtarisht do të marrë postin e drejtorit të Kardiokirurgjisë.

Ministri Mexhiti konfirmoi informacionin në promovimin e shërbimit të ri online për regjistrim elektronik.

Të fundit