27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

NATO i kërkon Kosovës të shtensionojë situatën në veri

Pas tensioneve të djeshme në veri të vendit situata sot është e qetë. Tensionet kanë ardhë për shkak të sulmeve të strukturave paralele, pas daljes në punë të kryetareve të rinj.Megjithatë pas një dite të gjatë dje në atë pjesë, Policia e Kosovës, mbrëmë vonë, ka njoftuar se situata është qetësuar, ndërkaq do ta vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat policore për të parandaluar çdo veprimtari kriminale që mund të paraqitet në atë pjesë.Aleanca ushtarake e NATO-s u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të “shtensionojnë menjëherë situatën” në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.Oana Lungesku, zëdhënës e NATO-s, , ka shkruar se misioni i NATO-s dhe  KFOR-it, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt.“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, tha  zëdhënësja e NATO-s.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të vendit.Kurti, ka thënë se i kupton shqetësimet e ndërkombëtarëve, por se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj të komunave veriore. Ai fton të gjithë qytetarët, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Sipas tij, ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve. Ndwrkaq, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur sot pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës.Presidenca e Serbisë ka publikuar pamje nga kjo mbledhje derisa ka shpërndarë edhe deklaratën e Aleksandër Vuçiqit, i cili citohet të ketë thënë se “Republika e Serbisë do të jetë e fortë dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”.Tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ata arritën të futen në zyret e tyre, me asistimin e Policisë. Ndaj këtyre zhvillimeve kanë reaguar ashpër ndërkombëtarët.

Të fundit