Ndërron jetë një vajzë nga gripi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Tv Koha
Kronika e Zeze Maqedoni

Ndërron jetë një vajzë nga gripi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve

(MIA) – Një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare dje ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve si pasojë e komplikimeve nga gripi. Vajza e cila ka pasur edhe sëmundje tjera kronike, është rasti i parë i vdekjes i asocuar me grip këtë sezon”, deklaroi sot dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik.

Ajo theksoi se javën e kaluar në vend janë regjistruar 3.614 të sëmurë nga gripi që është rritje për 27,9 për qind krahasuar me javën para saj kur janë regjistruar 2.825 të sëmurë.

Mes të sëmurëve ka edhe raste më të rënda dhe zakonisht ato janë fëmijë të vegjël, persona me sëmundje kronike dhe persona më të rritur.

“I kemi edhe në Klinikën infektive edhe të Klinikën e fëmijëve. Gjatë javës së kaluar nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje”, potencoi dr. Kuzmanovska. mb/

Related posts

Komiteti i Helsinkit: Punëdhënësit kanë anuluar kontrata të punës pa i njoftuar punëtorët me shkrim

Televizioni Koha

ETC Gostivar shpall Konkursin për pozitën Financier për konkurent nga Gostivari, Tetova dhe Shkupi

Televizioni Koha

Universiteti i Tetovës: Me higjienë personale dhe kolektive të minimizohen pasojat nga Kovid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment