26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gostivar dhe Vrapçisht janë hapur të gjitha vendvotimet

Në komunën e Gostivarit dhe të Vrapçishtit janë hapur të gjitha vendvotimet dhe procesi zgjedhor filloi në kohë, informojnë nga komisionet komunale zgjedhore.

Në komunën e Gostivarit të drejtë vote kanë 79.945 qytetarë në 119 vendvotime. Dy këshilla zgjedhorë do ta mbulojnë procesin zgjedhor në dy vende, ku ka nën dhjetë votues. Në fshatrat nën Malin Sharr, megjithatë, në komunën e Gostivarit, të drejtë vote kanë 25.914 qytetarë. Ata të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë në 39 vendvotime.

Dje dhe pardje të drejtën e votës në Gostivar e kanë shfrytëzuar gjithsej 200 persona, nga të cilët 188 janë paraqitur si të sëmurë dhe persona në arrest shtëpiak, ndërsa me vendim nga autoritetet shëndetësore se janë në izolim votuan 24 qytetarë.

Në komunën e Vrapçishtit dje dhe pardje votuan 27 persona, nga të cilët 21 të paraqitur si të sëmurë dhe persona në arrest shtëpiak, si dhe gjashtë të infektuar me Kovid-19 dhe me vendim nga autoritetet shëndetësore se janë në izolim. zgm/fb/

Të fundit