27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në “Reket” lëshohen biseda të incizuara mes Kamçevit dhe Boki 13

(MIA) – Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Reket” nuk filloi me kohë për shkak se u soll me vonesë në gjykatë Katica Janeva nga arresti shtëpiak.

Në gjykatë sot po lëshohen incizime që si dëshmi i ka dorëzuar dëshmitari Jordan Kamçev. I akuzuari i parë Bojan Jovanovski i konteston këto incizime me arsyetimin se ato janë biseda private, të incizuara jashtëligjshëm.

Prokurorja Villma Ruskovska tha se këto biseda nuk janë siguruar me masa të posaçme hetuese.

“Dua të më tregosh se çka fitoj, si dhe kur fitoj. Dua që të gjithë të jenë të kënaqur. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Thuaj kjo do të jetë në shkurt, kjo në mars dhe ta përmbush pjesën time”. Këto janë një pjesë e bisedave mes Jordan Kamçevit, dëshmitar në “Reket” dhe të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, të prezantuara sot në Gjykatën Penale.

Incizimet e njëjta ishin publikuar nga gazeta italiane “La Verita”.

Rastin “Reket” e udhëheq Këshilli Penal i kryesuar nga gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, gjegjësisht akuzën e përfaqëson shefja e Prokurorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, pas çka ishte dënuar me tri vite burg. fc/

Të fundit