Në Zagreb u regjistruan tërmete më të vogla – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Në Zagreb u regjistruan tërmete më të vogla

Pas tërmetit të djeshëm gjatë natës, u regjistruan rreth 30 tërmete më të dobëta në Zagreb.

Gjendja e vajzës 15 vjeçare e cila u lëndua në tërmetin e djeshëm që goditi kryeqytetin kroat është e pandryshuar dhe po lufton për jetën e saj.

Sizmologu Kreshimir Kuka deklaroi për radion kroate tha se tërmetet dytësore do të zgjasin me javë dhe muaj.

Tërmet me madhësi 5.3 ballë u regjistrua dje në Zagreb dhe u pasua nga një tërmet tjetër me pesë shkallë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane. Epiqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra në veri të Zagrebit, në thellësi prej 10 kilometrash dhe shkaktoi dëme materiale. bs/fab

Related posts

Për shqiptarët, karantina nuk është befasi

Televizioni Koha

Osmani: Si shqiptar i parë në MPJ do ta përfaqësoj RMV-në denjësisht nëpër botë

Televizioni Koha

Onlajn mësimdhënia ka avantazhe, por studentëve u mungon ndërveprimi gjatë ligjëratave

Televizioni Koha

Leave a Comment