07/07/2022
28 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një helikopter i MPB-së u rrëzua në aeroportin e Shkupit, një person i lënduar lehtë

Një helikopter i policisë M-17 para një ore u rrëzua menjëherë pasi u nis nga platforma e aeroportit në Shkup. Është lënduar lehtë vetëm një anëtar i ekuipazhit.

Siç informojnë nga MPB-ja për MIA-n, sot rreth orës 11:30 në platformën e vjetër afër Stacionit policor në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit” pasi ishte furnizuar me karburant, një helikopter i MBP-së M-17 për shkaqe deri më tani të panjohura ishte rrëzuar gjatë aterrimit. Në të ishin pesë persona.

Sipas informacioneve të para një person ka marrë lëndime të lehta trupore. fc/

Të fundit