06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, ndërsa në shumë qytete dhe fshatra pritet mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, përcjell TV21.

Siç njofton DPHM, proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe me breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Deri të dielën nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në shumë vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Të fundit