24/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk ka koronavirus në Maqedoni të Veriut

Masa parandaluese kundër koronavirusit, i cili shkaktoi shqetësim global, prej sot do të zbatohen në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Me kamerë termale do të skenohen udhëtarët e fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me rajonin në Kinë, ku është vatra e virusit. Në aeroport do të aktivizohen edhe ekipe mjekësore, të cilët do të kryejnë kontrolle të udhëtarëve të dyshuar.

Kompetentët pohojnë se nuk ka hapësirë për panikë nga koronavirusi në vend, por Komisioni për sëmundje infektuese, megjithatë konkludoi se me rekomandimet e OBSH-së, të ndërmerren masa parandaluese.

Të fundit