Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Nuk ka kufizime për festat e Bajramit dhe Ilindenit - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Nuk ka kufizime për festat e Bajramit dhe Ilindenit

Dje në vendin tonë u regjistrua përsëri numër i lartë i të infektuarve të rinj me Covid-19.

Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, gjatë ditës së djeshme nga gjithsej 1971 teste të kryera, janë diagnostikuar 188 pacientë të rinj, ndërsa numri i shëruar është 268. Për fat të keq, betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur edhe pesë pacientë.

Edhe gjatë muajit gusht nuk do të hiqen kushtet për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve fqinje. Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se vendet rreth nesh janë në një situatë të rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga CoVid-19. Kreu i këtij Komisioni, Zharko Karaxhovski tha se testi PCR-negativ jo më i vjetër se 72 orë vazhdon të jetë “vizë hyrëse” në vend për Kosovën, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.

Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende”-tha Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Aktualisht, kufijtë tonë mbeten të hapur për Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Por, meqë Greqia dhe Bullgaria ka bllokuar vendin tonë sipas rekomandimeve të zonës Shengen, Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim. Numri “një” i KSI-së tha se shëndeti publik është prioritet krahas zmbrapsjes së turistëve fqinjë.

Nga KSI theksojnë se nuk kanë rekomanduar asnjë masë të shtuar restriktive gjatë fundjavës, ku përkon festa e Bajramit dhe Ilindenit. Madje, Karaxhovski bën apel tek të gjithë qytetarët që të shmangin festat familjare apo tubimet masive, dhe të përdorin maskat dhe dezinfektuesit.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 10.503 raste të Covid-19. Numri i pacientëve të shëruar është 5931, ndërsa numri i vdekjeve është 476. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 4096.

Related posts

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Televizioni Koha

OBSH: Testet pozitive tek të shëruarait nga Kovid-19 më shumë lidhen me rikuperimin sesa me infektim të sërishëm

Televizioni Koha

RMV, për shkak të valës së të nxehtit, qeveria rekomandoi që të moshuarit dhe gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Televizioni Koha

Leave a Comment