27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paqartësi rreth ndihmës së re ekonomike në Maqedoninë e Veriut

Propozim ligji për mbështetjen financiare të kompanive, për pagat për muajt shkurt dhe mars është vendosur në rendin e ditës në seancën parlamentare të 23 marsit. Ndërsa afati i fundit për aplikimin e kompanive përfundon më datën 30 të këtij muaji. Kjo ngre pyetjen nëse afati është shumë i shkurtër dhe punëtorët mund të mbeten pa paratë e premtuara. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, nëse më 23 mars, deputetët kanë kuorum për punë dhe votojnë për nevojën e miratimit të ligjit, ai shkon në Komisionin e Financave dhe Buxhetit, ku duhet debatohet dy ditë dhe të kthehet në seancë parlamentare. Vetëm në rast se deputetët i kalojnë shpejtë të gjitha procedurat, ka shanse minimale, që kompanitë ta arrijnë afatin e aplikimit. Në çdo rast tjetër, ndihma e paraparë për muajin shkurt nuk do të mbërrijë. Nga VMRO DPMNE thonë se ata nuk do ti bllokojnë ligjet mbi ndihmën financiare.

Jemi duke pritur një debat të përgjithshëm mbi projektligjin për mbështetjen financiare, që të njëjtin ta vendosim në Komisionin për Financa dhe Buxhet.” “Si opozitë, ne nuk do të bllokojmë asnjë ligj nga masat në grupin e pestë- deklaroi Timço Mucunski, Kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet nga VMRO-DPMNE.

Nga Kuvendi nuk u përgjigjën pse Kryetari Xhaferi e futi ligjin në rendin e ditës në gjysmën e dytë të marsit, megjithëse u dorëzua me procedurë të shkurtuar dy javë më parë. Personi i ngarkuar me politikat ekonomike në Qeveri, Fatmir Bytyqi, kërkoi nga deputetët të veprojnë në mënyrë të arsyeshme, dhe t’i votojnë zgjidhjet ligjore në lidhje me grupin e pestë të masave, që janë bllokuar në labirintet parlamentare.

Në fund të ditës, unë ndaj nga fondet e mia personale, fëmija im ndanë fondet e tij të mundshme të ardhme, pikërisht për ata që janë në Kuvend, të punojnë për të ardhmen e fëmijës tim. Kështu ju lus si baba, edhe ata ta bëjnë atë si prindër- pohoi Fatmir Bytyqi -Zëvendës Kryeministër për Ekonomi.

Përndryshe, derisa qytetarët dhe kompanitë janë duke pritur grupin e pestë të masave, sot është dita e parë e vendimit të autoriteteve për orë policore, që është në fuqi deri më 22 mars. Çdo masë shtesë rigoroze, që do të thoshte mbyllje e re e ekonomisë do të ishte një goditje e re për ekonominë. Nga pushteti sot nuk u përgjigjën konkretisht, nëse do të ketë ndihmë të re nëse ndodh diçka e tillë.

Të fundit