27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për Festat E Pashkëve Shi, Bubullima Dhe Erë

Të premten nën ndikim të një fronti atmosferik në disa vende priten shira të rrëmbyeshëm të shiut. Proceset lokalisht do të jenë në formë motit të keq afatshkurtër të  përcjella me bubullima dhe me erë të fortë mbi 70 kilometra në orë,  informojnë nga Drejtpria për Punë Hidrometeorologjike.

Ditën e shtunë do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa nga e diela dhe në ditët në vijim do të mbajë sërish mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima.

Në luginën e Shkupit të premten paradite do të ketë reshje të rrëmbyeshme me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Të shtunën pritet mot kryesisht me diell, ndërsa të dielën dhe në ditët në vijim moti do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Të fundit