27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

PËRLESHJE FIZIKE NË KËRÇOVË, NJË PERSON PËRFUNDON NË KLINIKAT E SHKUPIT

Një 20 vjeçar nga Kërçova mbrëmë ka qen i sulmuar fizikisht nga dy bashkëqytetar të tij para një restoranti në Bulevardin “Liria” në Kërçovë, ndërkohë me lëndime të rënda trupore ka përfunduar një 22 vjeçar i cili ka tentuar që të pengoj rrahjen.

“Mbrëmë rreth orës 18:30, para një restoranti në Bulevardin “Liria”, në Kërçovë është prishur rendi dhe qetësia përmes një sulmi fizik të shkaktuar nga H.K. 56 vjeçar dhe L.K. 23 ndaj L.H. 20 vjeçar të gjithë nga Kërçova”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimovski.

Sipas Dimovskit nga kjo përleshje ka pësuar edhe B.H 22 vjeç nga Bogovina e Tetovës i cili ka tentuar të ndaloj incidentin, dhe ka përfunduar në Qendrën Klinike në Shkup.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.

Të fundit