13/08/2022
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përplasje për Maqedoninë midis presidentit dhe kryeministrit të Kroacisë

Ambasadorja bullgare në Kroaci, Genka Vesileva Georgieva, raportoi se ditëve të fundit në vend kishin ndodhur tre incidente ndaj disa shtetasve bullgarë, duke i lidhur ato incidente me deklaratat e fundit të Presidentit Zoran Milanoviq se Bullgaria doshiron ta shkatërrojë Maqedoninë vetëm sepse është më e dobët dhe se hyn në hapësirën e saj ​​intime. Policia po heton dy raste, ndërsa i treti u zgjidh me ndërhyrjen e ambasadës bullgare, raporton Jutarnji list, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të parë, një grua e moshuar ishte sulmua verbalisht nga një shofer taksie pasi kuptoi se ishte bullgare.

“Ju, bullgarët, me politikën tuaj të ndyrë ndaj Maqedonisë vini të jetoni në Kroacinë tonë të bukur”, i tha shoferi i taksisë para se ta nxirrte nga automjeti dhe t’i hidhte jashtë çantat.

Një tjetër qytetare bullgare raportoi se burri i saj u qëllua me gjësende në treg pasi “Bullgaria po shantazhon Maqedoninë e pafat”, kurse në rastin e tretë, djali i një shtetasi bullgar nuk u lejua të hynte në kopshtin e fëmijëve.

Këto raste i komentoi edhe Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, duke e quajtur Milanoviqin si nxitës.

“Pas deklaratave të tij, janë vërejtur dy incidente kundër shtetasve bullgarë në Kroaci”, tha Plenkoviq, për të cilën Milanoviq iu kundërvu:

“Kreu i Qeverisë sillet rreth e rrotull duke folur marrëzira për disa sulme ndaj bullgarëve. Ai është komedian. Në çfarë mënyre nxis? Prandaj, paralajmërooj që politika e një vendi është jokorrekte ndaj një tjetri dhe se është shfaqje e forcës ndaj më të dobëtit.”

“Kësaj deklarate, Kryeministri Plenkoviq përsëri iu përgjigj: Nëse dikush ka bërë ndonjë gjë për Maqedoninë e Veriut, atëherë është HDZ dhe qeveria ime”.

Pas samitit Bërdo-Brioni në Kranj dhjetë ditë më parë, Milanoviq komentoi qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, për të cilën tha se është vënë në një pozitë të pamundur. Ambasadorja kroate në Bullgari, Jasna Ognjanovac, më pas u thirr në bisedë në Ministrinë e Jashtme bullgare.

Të fundit