27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pesë vjet nga skenari i përgjakshëm në Kumanovë, e vërteta ende mister

Sot mbushen pesë vjet nga skenari i përgjakshëm më 9 dhe 10 maj në Kumanovë.

“Lagja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë që është kualifikuar nga Gjykata Themelore e Maqedonisë si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona. Sot mbushen plot katër vjet nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta – nuk dihen porositësit, njofton Portalb.mk.

Më 2 nëntor të vitit 2018, dy vjet dhe pesë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave”, dhe një vit e tetë muaj pas fillimit të gjykimit më 8 shkurt të vitit 2016-të, Gjykata Themelore i ka shqiptuar vendimet e shkallës së parë kundër të akuzuarve.

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 pdej të akuzuarve janë liruar.

Një dit më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e rendit.

Për shkak vendimeve ka pasur protesta në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Pas vendimit të Gjykatës Penale edhe partia në pushtet BDI, por edhe lideri i saj, Ali Ahmeti, e kanë përsëritur qëndrimin se kërkojnë grup ekspertësh ndërkombëtar që ta sqarojnë tërë rastin, ndërkaq edhe kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se patjetër duhet që të ketë ekspertë ndërkombëtarë që ta sqarojë rastin për të cilin LSDM ka thënë se është e konstruuar nga VMRO-DPMNE.

Hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Aleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shala, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Pasojat nga aksioni policor në Kumanovë
Megjithatë, nuk ka kurrfarë informate se çfarë po bëhet me hetimin ndërkombëtar.

Për pastrimin e rastit, BDI ka kërkuar dhe më pas është formuar edhe Komisioni Anketues, por përveç seancës konstituive, ende nuk ka bërë asgjë, ndërkaq avokatët e të akuzuarve nuk janë kërkuar që të eventualisht të japin dëshmi apo materiale.

Ministria e Financave të Kosovës e ka realizuar vendimin e Qeverisë së 10 tetorit të vitit 2017 dhe më 7 shkurt të këtij viti 29 familjeve të të rëndëve dhe dënuarve për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” u ka ndarë nga 10.000 euro.

Kumanova
Në lidhje me ngjarjet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në opinion vazhdimisht janë shpërndarë shumë spekulime. Megjithatë pjesëmarrësit në luftime edhe pse janë dënuar, porositësit e ngjarjes ende ende nuk i ka parë drita e drejtësisë, përcjellë Portalb.mk.

Deri më tani është e njohur:

Kanë vdekur 8 pjesëtarë të njësiteve speciale të Maqedonisë, ndërkaq 37 janë lënduar;

Grupi i Kumanovës ka numëruar mbi 40 anëtarë;

Në luftimet me policinë, janë vrarë 10 anëtarë të grupit;

Pas luftimeve, policisë i janë dorëzuar 28 anëtarë të grupit;

Si udhëheqës të grupit theksohet të kenë qenë, Muhamed Krasniqi i ashtuquajtur komandat Malisheva, Mirsad Ndreca – komandat NATO, Sami Ukshini – komandant Sokoli, Beg Rizaj – komandat Begu dhe Dem Shehu – komandant Juniku;

Grupi më shumë se gjashtë muaj ka qenë i ndjekur nga shërbimet sekrete të Maqedonisë;

I njëjti grup është përgjegjës për sulmin në Stacionin Policor të Goshnicës më 21 prill të vitit 2015;
Grupi ka planifikuar të sulmojë pika civile dhe shtetërore;

Në rrethinën e fshatit Brezë, në një bunker në hapësirë të hapur është gjetur armatimi i vjedhur nga Stacioni Policor në Goshincë (vendin e ka treguar njëri nga të arrestuarit në aksionin në Kumanovë, (Sulejman Osmani), i cili fillimisht, sipas mediave u ka ikur forcave policore, ndërkaq më pas i njëjti është kapur; /lajmpress/

Të fundit