26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidentja e Komisionit Evropian sot viziton Shkupin

  • Mbështetja për integrimin evropian, marrëveshja FRONTEKS dhe përballja me
    krizën energjetike janë në fokus të vizitës në vend të presidentes së Komisionit
    Evropian, Ursula von der Leyen. Pas një vonese katërvjeçare, Shkupi dhe Brukseli
    sot nënshkruajnë marrëveshjen FRONTEKS, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e
    kufijve.Dispozitat e marrëveshjes tashmë janë duke u zbatuar në kufirin e
    Maqedonisë së Veriut, por nënshkrimi zyrtar ende nuk ka ndodhur për shkak të
    vetos bullgare. Pasi Maqedonia dhe Bullgaria dhanë deklarata të njëanshme në
    Konferencën Ndërqeveritare në korrik me kuptimin e gjuhës maqedonase, tani
    Sofja po jep dritën jeshile. Ky është dokumenti i parë që shteti e nënshkruan me
    Bashkimin Evropian në gjuhën maqedonase.
    “Nënshkrimi i marrëveshjes për statusin e FRONTEX paraqet një hap tjetër
    në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Do
    të sjellë përfitime praktike duke përmirësuar sigurinë kufitare të vendit.
    Marrëveshja është në gjuhën maqedonase, si dhe në të 24 gjuhët e BE-së dhe
    të gjitha versionet gjuhësore janë njëlloj të vlefshme”, njoftojnë nga Misioni i
    BE-së në Shkup.
    Siç thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Shkup, von der Leyen do të
    theksojë rëndësinë që Bashkimi i jep rajonit, si dhe përkushtimin për perspektivën
    evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, tema qendrore do të jetë
    energjetika.
    “Von der Leyen do të paraqesë mbështetjen shtesë që BE do t’i japë
    Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të
    krizës aktuale energjetike. Duke punuar së bashku, BE-ja dhe Maqedonia e
    Veriut do të përpiqen të trajtojnë sfidat aktuale në sektorin e energjisë dhe të
    zvogëlojnë ndikimin e tyre ndaj vendit dhe qytetarëve të tij”, thonë nga
    Misioni i BE-së në Shkup.
    Shkupi është ndalesa e parë e turneut ballkanik të Von der Leyen. Ajo nesër do të
    udhëtojë për në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa të shtunën do ta vizitojë edhe
    Sarajevën, Beogradin dhe Podgoricën

Të fundit