27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestë e banorëve të Çajles, kërkojnë në fillim të vendoset kolektori i kanalizimit e pastaj të asfaltohet

Banorët e fshatit Çajle të Gostivar sot patën protestë nga e cila u bënë apel institucioneve kompetente që të koordinohen më shpejt dhe të tejkalojnë dallimet. Siç thanë, nuk do të lejojnë që pjesa e rrugës rajonale Çegran-Gostivar, e cila kalon nëpër fshatin e tyre, të asfaltohet.

Kryetari i bashkësisë lokale të Çajles, Sinan Elezi vlerëson se vendosja e asfaltit të ri është me rëndësi dhe në dobi të banorëve të të Pollogut, por siç thotë , patjetër në fillim të vendoset kolektor për ujërat e zeza dhe të realizohet projekti për kanalizim.

“Kërkojmë që të përfundojë ndërtimi i kanalizimit, dhe më pas të vendoset asfalti. Nëse mbetet kështu, brenda një kohe të shkurtër, rruga e re do të duhet të gërmohet dhe puna e bërë do të dështojë”, tha Elezi.

Projektin që e ka filluar ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë” parashikon rikonstruimin e aksit rrugor që i lidh fshatrat nën Majën e Thatë (Suva Gorës) me Gostivarin. zgm/sn/

Të fundit