26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

RDK thirrje për të votuar Pendarovskin, ja përse?

RDK përmes një komunikate bën thirrje për të votuar kandidatin presidencial të koalicionit, Stevo Pendarovski.
“Vizioni dhe qëllimi ynë ishte dhe mbetet i njëjtë – të kontribuojmë në realizimin e qëllimeve kombëtare dhe shtetërore, brenda mundësive tona të vogla, në ato momente kritike u dëshmua se dhamë një kontribut të madh në shtyrjen e proceseve përpara dhe bërjen realitet të një pjese të qëllimeve kombëtare dhe shtetërore. Me zgjedhjet presidenciale në vrullin e saj të kampanjës, para vetes kemi realizimin edhe të disa qëllimeve që janë esenciale për çështjen kombëtare dhe shtetërore. Në këto zgjedhje, po ashtu marrim pjesë të bashkuar me disa subjekte politike me një kandidat të përbashkët Stevo Pendarovskin, që është kandidat i koalicionit qeveritar. Përkrahja e këtij kandidati nuk është qëllim partiak, as qëllim afirmimi politik, apo përfitimi të kufizuar. Përkundrazi, kjo përkrahje është imperativ i kohës, moment historik, për realizimin e qëllimeve strategjike kombëtare dhe shtetërore, i analizuar mirë me një besim të ndërsjellë për të mirën e gjithë qytetarëve.”, thekson RDK.

Nga kjo parti apelojnë tek anëtarësia dhe simpatizantët e saj që tubimet që organizojnë partitë politike më të mëdha të koalicionit si LSDM, BDI dhe PDSH ti bëjnë pjesë e tyre, dhe të marrin misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së për një fushatë nga afër me miqtë, shokët, dhe dashamirët, për ti bindur që ta votojnë kandidatin e përbashkët të koalicionit të madh deri në ditën e votimit, por në të njëjtën kohë edhe të marrin pjesë aktive në tubimet e subjekteve më të mëdha politike. “Mesazhet që përcillen nga kandidati Stevo Pendarovski dhe liderët e këtyre partive, ti marrin me besueshmëri të plotë, sepse janë mesazhe largpamëse dhe janë ekskluzivisht në të mirë të shtetit dhe të kombit.”, thekson RDK.

RDK është parti e vogël, por besueshmërinë e kemi të madhe, si tek anëtarësia e RDK-së njashtu edhe te anëtarët dhe simpatizantët e partive tjera, dhe te ata që nuk janë të përcaktuar për ndonjë subjekt të veçantë. Misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së do ta dërgojnë deri në fund, dhe për këtë arsye apelojmë te të gjithë bashkëmendimtarët tanë që të përcjellin këtë mesazh gjithandej dhe të marrin pjesë aktive në të gjitha tubimet që organizohen në emër të këtij koncepti, sepse është vazhdimësi e misionit tonë të përbashkët./Ina Online

Të fundit