Presidenti aktual turk Rexhep Taip Erdogan fitoi 52.18 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Diferenca mes dy kandidatëve ishte më shumë se dy milionë vota.
Kundërshtari i Erdoganit në raundin e dytë, Kemal Kilicdaroglu, fitoi 47.82 për qind të votave, sipas komisionit zgjedhor turk.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ahmet Yener, tha se në zgjedhje votuan mbi 54 milionë turq brenda dhe jashtë vendit.
Erdogan fitoi 27,834,574 vota dhe Kilicdaroglu 25,475,724.