12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, matura shtetërore: sot testi i gjuhës amtare, ndërsa të premten lënda zgjedhore

Maturantët e vitit shkollor 2021/2022 të cilët nuk e kanë kaluar maturën shtetërore në sesionin e qershorit ose nuk e kanë mbaruar plotësisht, sot dhe ditën e premte (12 gusht) do tu nënshtrohen dy provimeve eksterne në periudhën e provimeve të gushtit, transmeton Portalb.mk.

Provimi i parë ekstern (i detyrueshëm) është për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi, kurse provimi i dytë ekstern është zgjedhës nga lëndët: matematikë, gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), estetikë dhe filozofi.

Qendra shtetërore e provimeve muajin e kaluar njoftoi se rezultati mesatar i dy provimeve eksterne të mbajtura në qershor ishte 3.78 dhe ishte më i lartë se vitin e kaluar shkollor 2020/2021 kur ishte 3.61.

Në maturën shtetërore gjatë provimeve të qershorit janë regjistruar 15.899 kandidatë (7.135 nga shkollat ​​e mesme, 8.504 nga shkollat ​​profesionale dhe 260 nga shkollat ​​artistike).

Këtë vit matura shtetërore u realizua sipas marrëveshjes me gjimnazistët, pra dy lëndë eksterne, dy interne dhe një detyrë projektuese dhe sipas programeve të provimeve të shkurtuara.

Të fundit