27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Salla e Sportit në Zhervojan, që gjashtë muaj jashtë funksionit

Këta fëmijë orën e edukatës fizike e zhvillojnë në oborr në vend se në sallë.Janë nxënësit e Shkollës Fillore Liria të fshatit Zherovjan, të cilët shkaku i dëmtimit të sallës së sportit detyrohen që orën e edukatës fizike ta zhvillojnë jashtë.Para gjashtë muajve, era e fuqishme e ka dëmtuar shumë sallën dhe e ka nxjerrë jashtë funksionit thotë drejtori i kësaj shkolle Samet Dervishi.“Që kur ka ndodhur kjo situatë, unë kam marrë të gjitha veprimet që janë në ingerencat e mia, kam njoftuar policinë dhe është bërë procesverbal se dëmet në sallë janë shkaktuar si pasojë e erës.Pastaj, kam ftuar kryetarin e komunës së Bogovinës i cili poashtu ka ardhur në vendngjarje.Të njejtën situatë e kam paraqitur edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kam njoftuar Ministrin dhe zëvendësministrin dhe pres përgjigje prej tyre”, tha drejtori Dervishi.Problem në vete është se shkaku i dëmtimeve, gjendja në të cilën ndodhet salla aktualisht, paraqet rrezik për fëmijët dhe personelin tjetër të shkollës.“Salla aktualisht është jashtë funksionit, duke partur parasysh edhe vendndodhjen e sallës, që është në oborrin e shkollës, paraqet rrezik potencial edhe për nxënësit.Prandaj, apeloj deri tek institucionet që janë më relevante që të marrin sa më shpejtë masa që të mos jetë vonë”, deklaroi drejtori shkollës fillore “Liria” Samet Dervishi. Problem, në vete është se salla e sportit është ndërtuar nga Agjencioni për Rini dheSport, kurse shfrytëzohet edhe nga nxënësit e shkollës fillore. Prandaj, sipas drejtorit Dervishi, duhet që të ketë një koordinim në nivel qendror për këtë problem.“Kam një informacion nga përgjegjësi për renovimin e sallave se në vitin 2023, do të jetë pjesë e rebalansit të buxhetit edhe kjo sallë sportive.Këtu ka edhe një problem tjetër sepse salla është ndërtuar nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport, që është bartëse e ndërtimit, prandaj edhe duhet që të ketë një koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës” theksoi ai.Kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, ka thënë se është njoftuar nga drejtoria e shkollës për këtë problem dhe ka njoftuar institucionet qendrore për gjendjen faktike dhe pret që ata të marrin masa dhe të ndërhyjnë për të risjellur në gjendjen e mëparshme sallën dhe e njejta të jetë në shërbim të nxënësve dhe sportistëve nga ky fshat.Lidhur me këtë problem, pyetje është adresuar edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencionin për Rini dhe Sport, po përgjigje ende nuk ka.Ndryshe, kjo sallë është ndërtuar në mes të viteve 2006-2008dhe ishte ndër sallat e para në rajonin e Tetovës që u realizua me mjete të qeverisë në kuadër të projektit për ndërtimin e 125 sallave sportive.Ky projekt udhëhiqet nga Agjencioni për ,Rini dhe Sport. Në këtë sallë ndeshjet dhe trajnimet i ka zhvilluar edhe Klubi i Vojelbollit Liria nga ky fshat./TV KOHA/

Të fundit