26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, apelon qytetarët që të jenë syçelë dhe maksimalisht të kujdesëshëm

Me fillimin e rritjes së temperaturave të cilat tash po mbizotrojnë në vendin tonë, në krahasim të temperaturat e vetëm një jave me parë, në masë të madhe janë rritur edhe rreziqet potenciale për përhapjen e mundëshme të zjarreve edhe në rajonin e Pollogut. Kjo më së shumti për arsye se ky rajon posedon një vegjetacion të bujshëm dhe për këtë arsye nevoitet zgjuarsi maksimale dhe sjellje të përgjegjëshme të secilit individ.
Sektori i punëve të brendshme Tetovë, apelon qytetarët që të jenë syçelë dhe maksimalisht të kujdesëshëm, nëse lëvizin dhe punojnë nëpër fushat e tyre apo nëpër pyje, të mos i djegin mbeturinat, megjet dhe kashtat nëpër arat e tyre dhe të mos hudhun djegurina të pa fikura mirë dhe cigare të ndezura.
Krahas kësaj, ata të cilët gjatë fondjavës do të qëndrojnë në vende për piknik, paralajmërohen që të mos ndezje të zjarreve, të cilat në situata kur nuk fiken mirë, shumë shpejtë mund të rrindezen dhe përhapen përrethë dhe me këtë të shkaktojnë pasoja të ndryshme dhe rënda materiale. Këshillohen që në vende të hapura të mosë lënë shishe prej qelqi apo lëndë tjera, të cilat gjatë qëndrimit më të gjatë në diellë, mundë të shkaktojnë zjarre.
Për arsye se, në të kundërtën nëse me apo pa dashje ose nga pakujdesia shkaktohet zjarr, do të ballafaqohen me sanksione rrigoroze ligjore, gjegjësishtë parashtresa, të cilat në instanca përfundimtare parashifen edhe dënime me burgë prej 6 muaj deri 8 vjetë, nvarësishtë nga lloji i zjarrit, pasojat dhe rrethanat tjera.
Sektori i punëve të brendshme Tetovë, është duke ndërmarë masa të ndryshme dhe të koordinuara preventive, që në kohë të detektohen shkaktarët e mundshëm të zjarreve, kurse do të përforëcohen aktivitetet e planifikuara kontrolluese në rajonin më të gjërë.

Të fundit