27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkruan Urim Hasipi: Shqiptarët “Kurban” i Edi Ramës dhe Sali Berishës

Kryeministri shqiptar Edi Rama kur ishte në opozitë vizitoi Tetovë dhe Shkup për të promovuar librin e tij “Kurbani” kurse që atëherë e këndej ai nuk ka vizituar asnjë vendbanim shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.Që atëherë e këndej Rama nuk ka frekuentuar në këto vende as zyrtarisht as jo zyrtarisht.Ai erdhinë vitin 2011 në Tetovë dhe tha fjalë të mëdha.“Dua të rikonfirmoj se partia socialiste e ndjen të domodosmoshme të ketë një prani dhe një komunkim më intenziv me gjithë faktorët shqiptarë në rajon për të dhënë mbështetje ende më të madhe për të gjitha çështjet e hapura dhe për çuar përpara proceset e integrimit dhe për tu bërë pjesë e familjeve evropiane dhe për të mësuar nga eksperiencat e njëri tjetrit”, kishte deklaruar më 5 dhjetor të vitit 2011 kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste Edi Rama, që ende ishte në opozitë.Por, që atëherë e këndej, Edi Rama ka vizituar disa herë Maqedoninë e Veriut, por duke u takuar me krerët e shtetit, kryeministrat dhe liderët e partive, por këto takime kanë ndodhur në Shkup ose Ohër. Në cilësinë e kreut të shtetit shqiptar, Rama ka obligim kushtetues që të përkujdeset për shqiptarët jashtë kufijve dhe këtë nuk e ka bën.Por, më 9 nëntor të po atij viti, në Tetovë kishte qëndruar kryeministri i atëhershëm shqiptar Sali Berisha. Ai krahas komunës së Tetovës kishte vizituar edhe dy universitetet e këtij qyteti me shumicë shqiptare.Pritje madhështore i është bërë aso kohe Berishës. Edhe ky, njejtë si Rama, fjalë të mëdha tha.“Vi këtu sot në qytetin e dy universiteteve ku dhjetëra mijëra vajza dhe djem të Tetovës, Prishtinës, të Tiranës dhe të gjitha trojeve kombëtare shkollohen, mësojnë, pra nuk di ndonjë qytet tjetër që në një hark kohor kaq të shkurtër të ketë arritur kaq shumë saç keni arritur ju. Ndaj, dhe unë, zotëri kryetar dua t’ju përshëndes ju vëllazërisht, të përshëndes çdo qytetar dhe qytetare të këtij qyteti, të shpreh bindjen për perspektivën e shkëlqyer dhe tu garantoj se Shqipëria do bëjë gjithçka për marrëdhëniet më të mira, më të fuqishme, më intensive me Maqedoninë në tërësi dhe me shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që ndodhen duke pasur bindjen ethellë se ne tani më së fundi të lirë, të lirë në Shqipëri, të lirë në Maqedoni, të lirë në Kosovë, të lirë në Mal të Zi do mund të ndërtojmë të ardhmen më të shkëlqyer që meritojmë”, tha më 9 nëntor të vitit 2011ish kryeministri shqiptar Sali Berisha nga foltorja e komunës së Tetovës. Njësoj është edhe e kundërta, këta krerë të shtetit shqiptar, kanë lejuar që të keqpërdoren nga liderët këndej kufirit sa herë këta lider ka qenë ngusht në vendet e tyre. Poashtu bëhet e ditur se
kryeministri shqiptar Edi Rama, së fundmi takoi liderët e partive politike shqiptare ku edhe thuhet se u ka kërkuar që të heqin dorë që kërkesa që nga kushtetuta e Maqedonisë së veriut të hiqet 20 përqindshi dhe të qëndrojë gjuha shqipe. Nëse këtë e ka kërkuar Rama, kjo tashmë nënkuptohet se asnjë prej liderëve pjesëmarrës në takim prej atë ditë e këndej nuk e ka përmendur këtë kërkesë.Si autor, I këtij teksti, nuk dua të shtoj asgjë më shumë, premtime, fjalë të mëdha e të ëmbla kanëthënë të dy, edhe Sala edhe Rama, por asgjë prej këtyre fjalëve nuk ka lëvizur në aspektin pozitiv. Sa për ilurstrim Vucici për serbët e Kosovës e ka ngritur në këmbë tërë botën.Kësisoji, krerët dhe ish krerët e shtetit shqiptar, në disa raste kanë keqpërdorur shqiptarët jshtë kufijve për qëllim të tyre politike, apo për të favorizuar ndonjë lider të Kosovës apo Maqedonisë.

Shkrimi është qëndrim personal i autorit.

Të fundit