26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Maqedonia e Veriut fillon bisedimet me BE-në

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot në koherencë për shtyp deklaroi se Maqedonia e Veriut ka marrë dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni

“Sot nga Brukseli na erdh një lajm i mirë. Maqedonia e Veriut të fillojë bisedime me BE-në”, tha Spasovski.

Ai tha se arriti edhe konfirmimi i suksesit të përpjekjeve tona, i këmbënguljes, aftësisë dhe vullnetit politik të institucioneve tona. Ky sukses është fundi i pritjes sonë prej 15 vjetësh që kurë na është dhënë statusi i kandidatit.

Spasovski tha se kjo nuk do të mund të arrihej pa marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Spasovski shtoi se tani kemi betejën me coronavirusin, i cili nuk është i dukshëm, por që është shumë i pranishëm tek ne dhe për këtë kërkoi ndihmë edhe nga BE./Telegrafi/

Të fundit