27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Policia do të sigurojë shënim paqësor, s’lejojmë poshtërim të popullit prej askujt

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaosvski, në programin e mëngjesit “Makedonija nautro” në TVM duke u përgjigjur në pyetjen rreth kapaciteteve të MPB-së për shënimin paqësor të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, potencoi se policia e Maqedonisë ka kapacitete në të gjitha kushtet të ruaj sigurinë dhe paqen si dhe qetësinë e qytetarëve.

“Qytetarët aspak nuk duhet të brengosen se do të ndërmerren të gjitha masat për shënimin dinjitoz, pa asnjë prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ky shtet ka institucionet e tij të cilat janë të obliguara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Në bazë të vlerësimeve, do të aktivizohet plani i cili do të kontriboujë për shënim paqësor të kësaj dite të rëndësishme. Prezenca e policisë duhet të jetë kënaqësi e jona se do të sigurohet shënim paqësor dhe dinjitoz, e jo të shqeëtsohemi se ka prezencë të policisë. Policët janë ata të cilët na mbrojnë dhe na krijojnë atmosferë në të cilën të gjithë ne së bashku në mënyrë të sigurt jetojmë dhe veprojmë”, tha ministri Spasovski.
Ministri Spasovski, poashtu, theksoi se paralajmërimet për “roje nate” janë të papranueshme, kurse policia është ajo e cila e garanton sigurinë e qytetarëve.

“Asnjë parti politike nuk mund të përvetësojë ndonjë personalitet dhe vepër të dikujt. Ai i takon popullit maqedonas. Të vetmen gjë të cilën e meriton Goce Dellçevi është të kemi shënim dinjitoz të veprës së tij. Ne si shtet po udhëheqim politikë të fqinjësisë së mirë, këtu nuk ka dilema, por kërkojmë respekt dhe dinjitet. Nga këto principe nuk zmbrapsemi. Dëshirojmë ti ofrojmë dorën ç’dokujt, por fuqishëm do të kundërshtojmë nëse dikush dëshiron ta poshtërojë Maqedoninë dhe popullin maqedonas”, ishte kategorik ministri Spasovski.

Ministri Spasovski gjatë intervistës në programin e mëngjesit edhe një herë drejtoi apel për shënim dinjitoz, porosi te të gjithë dhe potencoi se secili individ mban përgjegjësinë individuale për sigurinë e përbashkët, për sjellje demokratike dhe se policia e Maqedonisë është në tërësi e përgatitur të sigurojë kushte për shënimin dinjitoz të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit pa asnjë prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Të fundit